FOTO/ Të shtëna me armë në një kampus universitar në SHBA, 2 të vdekur

SHBA-Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një kampus universitar në qytetin Irving në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ndodhi në College North Lake, ndërsa autori pasi vrau me armë zjarri një person qëlloi edhe veten, njofton NBC News.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes një statusi në Twitter, Departamenti i Policisë në Irving konfirmoi 3 të shtëna me armë dhe 2 viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ngjarjes studentët dhe punonjësit janë evakuuar për arsye sigurie. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?