FOTO/ Tunelet sekrete të Hamasit. Mbi 1 milionë njerëz duhet të ikin nga një rrugë brenda 24 orëve
Izraeli ka lëshuar prej kohësh lum akuzash ndaj Hamasin për përdorimin e civilëve si mburojë për operacionet e tij ushtarake. Ata thonë se kjo i vë në rrezik civilët palestinezë pasi Hamasi grumbullon municionet dhe vendos objektet kryesore ushtarake në mes të qendrave të populluara.
Gjatë operacionit të fundit të madh të Izraelit në Gaza, në vitin 2021, Forcat Mbrojtëse të Izraelit publikuan video që tregonin se raketat e Hamasit hidheshin nga zonat civile.
Po ashtu Izraeli tregon për një rrjet tunelesh të Hamasit, të cilin e quan “metro”, të cilat thuhet se shtrihen nën zona të ndërtuara. Ai tha se shkatërroi më shumë se 100 km nga këto tunele gjatë operacionit të vitit 2021.
Një hartë tregon rripin e Gazës me shumë vija të kuqe që tregojnë tunele të gjata të përdorura nga Hamasi nëntokë. Një tjetër pohim i kahershëm izraelit, i pa provuar kurrë, është se Hamasi po përdor bodrumet nën spitalin kryesor Shifa të Gazës. Dhe këtë mëngjes, IDF tha se çatitë e shtëpive po përdoreshin për të nisur dronët sulmues.
Çdo lëvizje masive e civilëve në mënyrë të pashmangshme do të jetë kaotike dhe jashtëzakonisht e rrezikshme. Ka vetëm një rrugë kryesore veri-jug, përgjatë së cilës pritet të lëvizin të gjithë.
Karburanti është në mungesë, rrugët në qytetin e Gazës dhe gjetkë tashmë janë plot me rrënoja dhe nuk ka ende asnjë shenjë se sulmet ajrore izraelite janë ndalur për të lejuar fillimin e evakuimit.