FOTO/ U kërkua 60 orë nën rrënoja, foshnjes 20-ditëshe mjekët i gjetën flokë të nënës

Në katastrofën që kanë shkaktuar tërmetet në Turqi dhe Siri, ka lajme shpresëdhënëse që jeta vijon. Një moment gëzimi është shënuar në Hatay të Turqisë, ku pas 60 orësh kërkime nën rrënoja, një jetë e vogël është shpëtuar.

Bëhet fjalë për një foshnje 20-ditëshe, e quajtur Kerem Ağırtaş që u nxor shëndoshë e mirë nga rrënojat e banesës ku jetonte.

Ajo çfarë e bën më të ndjeshme situatën është fakti se teksa e nxorën nga rrënojat të gjallë, ekipet e shpëtimit i gjetën në duar foshnjës flokë të nënës së tij.

SHKARKO APP