Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA
Djaloshi i vogël tre-vjeçar, Omran u bë një ikonë globale gushtin e kaluar, pasi shtëpia e tij u bombardua në muajt e fundit të rrethimit të Aleppo. Por ditët e fundit kanë dalë fotografitë e reja të Omran Daqneesh, djalit të vogël sirian imazhi i të cilit është parë në mbarë botën si një simbol i vuajtjeve të Aleppos. Në fotografitë e publikuara në mediat sociale të dielën, ai duket i shëndetshëm dhe i shëruar dhe është ulur në gjurin e babait të tij. Televizioni propagandues pro presidentit sirian, thekson se ai jeton i lumtur dhe i qetë në vendin e tij dhe me njerëzit e tij.
Kohë më parë, fytyra e tij e mbuluar me gjak dhe trupi i mbuluar me pluhur nga sulmi ajror, ktheu vëmendjen e mbarë botës te fëmijët e harruar të Sirisë. Vëllai i tij më i madh, Aliu, 10 vjeç, vdiq nga plagët e pësuara në shpërthim.