FOTO/ Zjarr edhe në Romë! Evakuohen banesat dhe selia e RAI-t, shtëllunga të mëdha tymi mbi qytet

Jo vetëm në Shqipëri, por një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në Romë në zonën e Monte Mario, pas Gjykatës së Apelit që është përhapur në të gjithë zonën. Shtëllunga të mëdha tymi duken nga pamjet, ndërsa katër ndërtesa, observatori astronomik dhe selia e RAI-t janë evakuuar. Flakët janë shumë pranë shtëpive si dhe në Ponte di Nona pranë qendrës tregtare Roma Est. Dhjetë ekipe zjarrfikëse kanë ndërhyrë me mbështetjen e dy cisternave dhe mjeteve të mbrojtjes civile.

SHKARKO APP