Fotografonte trupat e pajetë të palestinezëve,identifikon vëllezërit e tij

Një palestinez me emrin Muhammed Al-Mensi, ishte duke filmuar gjithçka duke munduar të dokumentojë dhunën në Rripin e Gazës, teksa mes trupave të pajetë te viktimave arriti të identifikonte dhe dy vëllezërit e tij të vdekur.

Muhammed në videon mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ka thënë se po fotografonte trupat e pajetë të palestinezëve në spital, në mesin e të cilëve arriti t’i identifikojë edhe dy vëllezërit e ti, raporton Anadolu.

“Po fotografoja në spital të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmet izraelite. Në një moment kam arritur t’i njoh dy vëllezërit”, ka thënë Al-Mensi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që prej datës 10 maji ka shpërthyer konflikt i dhunëshëm në Rripin e Gazës, ku po ndodhin sulmet të njëpasnjëshme nga ana e forcave ajrore izraelite dhe ato të Hamasit.
Teksa bëhet me dije se deri më tani, nga tensionet kanë humbur jetën 139 palestinezë si dhe dhjetëra izraelitë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?