Fotoja e fundit e gjahtarit më të famshëm të Afrikës që u vra nga një elefant (foto)

Një gjuetar profesionist afrikano-jugor u vra nga një elefant, ndërsa ishte sipër tij në një safari në Zimbabve. Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak ditë pas miku i tij i zhdukur u gjet se ishte ngrënë nga krokodilët. Theunis Botha, 51 vjeç, ishte në një gjueti në Gwai, Zimbabve me një grup gjuetarësh të premten, kur ata u penguan në një tufë elefantësh mbarështuese. Tre elefantë femra sulmuan grupin dhe Botha filloi të qëllonte mbi ta, por një elefant i katërt e goditi atë për vdekje. Vajza e tij, gjithashtu e apasionuar pas Afrikës, Carmen Botha, 21 vjeç, publikoi në Facebook një foto kur ishte fëmijë bashkë me babain e saj, ndërsa kishin vrarë një gazelë. Postimi u shfaq të dielën pa asnjë titull dhe shpejt tërhoqi qindra pëlqime dhe komente nga njerëzit që dërgonin ngushëllimet e tyre. Familja jeton në Tzaneen, Afrikën e Jugut, ndërsa çifti ka 5 fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?