Fotoja e Trump si Papë zemëron komunitetin katolik

Një imazh i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale që tregon Presidentin Donald Trump të veshur si Papë, i ulur në një fron, ka shkaktuar reagime të forta nga komuniteti katolik në SHBA dhe Itali. Fotoja u postua të premten në rrjetet sociale zyrtare të Trump dhe të Shtëpisë së Bardhë, vetëm pak ditë para fillimit të konklavit në Vatikan për zgjedhjen e Papës së ri.

Kardinali Timothy Dolan, arqipeshkvi i New York-ut, u shpreh për mediat pas një shërbese në Romë: “Shpresoj që presidenti të mos ketë pasur dorë në këtë. Ishte një brutta figura – një turp, siç thonë italianët.”

Edhe Konferenca Katolike e Shtetit të Nju Jorkut reagoi me zemërim: “Nuk ka asgjë të zgjuar apo qesharake në këtë imazh, zoti President. Ne sapo kemi varrosur Papa Françeskun dhe ndodhemi në një moment solemn për Kishën. Mos na tallni.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa shumë e cilësuan veprimin si të papërshtatshëm dhe në kohë të gabuar, zëvendëspresidenti JD Vance, vetë katolik, e mbrojti postimin. Kur komentuesi konservator Bill Kristol e pyeti nëse e miratonte këtë “mungesë respekti”, ai u përgjigj: “Në përgjithësi jam dakord me shakatë. S’jam dakord me luftërat e kota që marrin jetë amerikanësh.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha për Associated Press se Presidenti Trump udhëtoi në Itali për të nderuar Papa Françeskun dhe ka qenë gjithnjë një mbrojtës i fortë i lirisë fetare dhe i katolikëve.

Konklava për zgjedhjen e Papës së ri do të nisë zyrtarisht të mërkurën, më 7 maj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?