Fotoja në Katalonjë “çan” rrjetin, civili përqafon policin

Një polic i Policisë Katalanase, njësit që quhet Mossos është fotografuar duke u përfaqësuar me një njeri civil që kërkon pavarësinë e rajonit. Kjo gjë ndodh në momentin që Policia Kombëtare ka zhvilluar një represion të paparë kundër protestuesve, që kërkojnë pavarësinë e Katalonias.

Skuadra policore e Mossos është një ekip lokal policësh, që është formuar prej vitesh e dekadash, e specializuar vetëm për rajonin e Katalonias dhe funksionon në mënyrë lokale.

Ky polic katalanas është trishtuar në momentin që ka parë policët kolegë që shërbejnë për Spanjën dhe të ardhur nga Madridi, teksa ushtronin dhunë mbi protestuesit e votuesit dhe në keqardhje e sipër ka përqafuar një qytetar të Katalonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë pamje nga protesta sot në Katalonia tregojnë skuadrën e Mossos që gjendet ballë për ballë me agjentët e Policisë Kombëtare dhe Gardën Civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjenti i Mossos është gjithë dëshpërim, duke qenë se nuk mbron dot qytetarët e vendit të tij. Po ashtu, edhe zjarrfikësit katalonas kanë dalë në rrugë për të marshuar e për të qenë si protestues ndërmjet policëve dhe protestuesve. Fotoja u kap nga një djalë që quhet Boris Llona. Ky i fundit e kishte hedhur fotografinë në profilin e tij në “Twitter”. Fotoja shpejt u bë publike edhe në mediet ndërkombëtare. /La Republica

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?