Fotoja që ka prekur mbarë botën/ Babai mban në krahë foshnjat e vdekura pas sulmit me armë kimike në Siri
Me një shikim që të trishton thellë në shpirt, një baba mban në duar trupat e vdekur të foshnjave të tij binjake në një makinë në Siri.
Foshnjat e pajeta, një vajzë dhe një djalë të mbështjellë në batanije të bardha, janë në mesin e 100 personave që kanë vdekur si pasojë e një sulmi me armë kimike.
Kjo fotografi shokuese dhe me plot dhimbje tregon se sa i tmerrshëm ishte sulmi me armë kimike dhe torturën që po kalojnë njerëzit në Siri.
Abdul Hamid Youssef është fotografuar duke mbajtur në duar trupat e pajetë të binjakëve të tij, Ahmed djalë dhe Aiya vajzë, të cilët u vranë gjatë sulmit me armë kimike në Khan Sheikhoun, zonë kjo që kontrollohet nga rebelët.
Youssef, i cili ka humbur 20 anëtarë të familjes përfshirë edhe gruan gjatë sulmeve të së martës, raportohet se edhe ai vetë është në gjendje kritike i shtrirë në spital, pasi gazi gjatë sulmeve kimike ka ndikuar në sistemin e tij nervor.


(i.ç/BalkanWeb)
KOHA JONË SONDAZH

