Fotoja që përloti botën: Mijëra njerëz mbi trupin…(FOTO)
Gjakderdhja që ka përfshirë shtetin Rakhine në Myanmar e detyroi Hamidan, një myslimane që të arratisej nga vendlindja e saj javën e shkuar.
Ajo, së bashku me bashkëshortin Nasir Ahmed dhe dy fëmijët e vegjël iu bashkuan dhjetëra refugjatëve në një anije të vogël peshkimi, për të kaluar gjirin e Bengal e për të gjetur strehë në fshatin Shah Porir Dwip të Bangladeshit.
Fotoja më lart u realizua në momentin kur familja sapo kishte mbërritur në Teknaf, pasi varka e tyre u përmbys. Hamida mbijetoi, por Abdul Masood, fëmija i saj 40 ditësh nuk pati të njëjtin fat.
“Vrapova tek vendi dhe gjeta njerëz duke qarë mbi trupin e vdekur të një fëmije”, rrëfeu fotografi i Reuters, Mohammad Ponis Hossain. Horrori i Hamida dhe Nasir Ahmed është pasqyra e asaj që mijëra familje janë përballur gjatë javëve të fundit në këtë zonë.
Komuniteti i Rohingya, një minoritet etnik në Myanmar është persekutuar prej dekadash, por dhuna shpërtheu muajin e shkuar, pasi militantët e Rohingya sulmuan stacionet policore lokale.


KOHA JONË SONDAZH

