Fotoja që po bën xhiron e botës. Ka mbetur vetëm Merkel
Pas konfirmimit të dorëheqjes së Matto Renzit në Itali, një foto mes kancelares gjermane Merkel dhe 4 politikanëve botërorë po bënë xhiron në ueb.
Fotoja është bërë në forumin e Hanover, në prill 2016. Në të duken Kancelarja Angela Merkel, Presidenti Barak Obama, kryeministri Italian Matteo Renzi, ish-kryeministri Britanik Devid Kameron dhe ish-presidentit i Francës, Fransua Hollande.
Nga 5 liderët vetëm 1, Angela Merkel vijon të ketë pozita të forta politike. Të tjerët kanë humbur zgjedhjet ose referendumit dhe kanë dhënë dorëheqjen.
Bota politike në 6 muaj ka ndryshuar si asnjëherë më parë në një kohë kaq të shkurtër. BREXI-t mori pas vetës kryeministrin Kamerun. Zgjedhjet në SHBA larguan nga politika Barak Obamën. Fransua Hollande vendosi të mos kandidojë për një tjetër mandat, pas krizës politike në Francë. Ndërsa humbja e referendumit dje, i ka dhënë fund dhe karrierës politike të Matteo Renzit.