FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fotot e pazbuluara të kamikazit 22-vjeçar të Manchesterit, jeta mes kanabisit e trajnimi sekret në Siri

Duke kaluar kohë në plazhet e Libisë me miqtë e tij, dhe më pas jeta në Manchester, ky që shihni në foto është djali që u bë kamikaz, dhe i mori jetën 22 personave e plagosi 59 të tjerë. “Mail Online” ka zbuluar foto ekskluzive të Salman Abedi-t, që në pamje të parë duket si një fëmijë shkolle i pafajshëm, rreth 7 vite më parë. Sipas shokëve të shkollës së vrasësit 22-vjeçar, fotot janë bërë pranë shtëpisë së tij në jug të Manchester dhe në një udhëtim në shtëpinë e prindërve në Libi kur ishte 14-vjeç.

Adoleshenti i zakonshëm përshkruhej nga të afërmit si njeri i qetë dhe nuk tregonte ndonjë interes të veçantë për fenë, duke shtuar dhe faktin që ai ishte konsumues i rregullt i kanabisit sipas miqve të tij. Nuk ka informacione nëse miqtë me të cilët ai ka dalë në foto mund të kenë lidhje me sulmin e kryer në Manchester Arena.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shkollën ku studionte nuk ishte e përfshirë feja. Por shokët e tij rrëfejnë se kishte ndryshuar pak kur e kishin parë nën shoqërinë e personave të panjohur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishte si një pikë kthese për të. Ai papritur filloi të dilte me njerëz që nuk i kishim parë më herët, dhe nuk rrinte më me shokët e vjetër,” rrëfen një fqinj i tij.

Kishte vetëm pak kohë që ishte rikthyer në Manchetser nga vendi i tij i lindjes Libia dhe sipas hetimeve kishte shpenzuar disa kohë në zonën e konfliktit, Siri, ku dhe kishte bërë një trajtim në lidhje me sulmin kamikaz që bëri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?