Fotot/ Policia angleze vë në alarm qytetarët: Na ndihmoni të gjejmë dy vrasësit shqiptarë

Dy shqiptarë janë duke u kërkuar me ngulm nga Policia britanike, për shkak se dyshohet të kenë lidhje me një vrasje të ndodhur pak kohë më parë.

Duke iu referuar mediave angleze raportohet se policia e zonës Cleveland publikoi dy foto të personave që sipas kësaj policie janë shqiptarë të përfshirë në vrasjen e emigrantit kurd Hemëand Ali Hussain.

“Të dy këta persona të cilët ne duam ti intervistojmë në lidhje me ngjarjen janë shqiptarë”, thotë policia e Cleveland.

Në kohën kur ka ndodhur vrasja thotë policia e Clevenland këta persona ishin në Teesside, por ende nuk dihet roli që ata kanë pasur në kryerjen e krimit.

Fotoja e parë e të “dyshuarit A” i përket një personi i cili sipas informacioneve të marra nga detektivët anglez ishte pasagjer në një automjet tip Mercedes E Class.

SHKARKO APP