Fotot tronditëse tregojnë “nusen” e nazist Adolf Hitlerit, Eva Braun nudo? (FOTO)

Fotografitë ishin të fshehura në një papafingo para se të dorëzohet tek një tregtar antike. Dy foto të një femre e cila shfaqet krejt e zhveshur për të simbolizuar bukurinë Ariane, të cilën Hitleri e përdori edhe si motiv për luftën e tij, “pastrimi i racës”.

Por kush është gruaja në foto? Foto tregojnë një femër bjonde nudo në një liqen në Alpine, ishin në një kuti të fshehur në papafingo.

Në anën e pasme të një nga foto thuhet: “Në plazhin e izoluar në Liqenin e Wolfgang. Gusht 1943″. Një tjetër ka fjalët:”Eva Braun, një fotografi në një ditë të bukur në Liqenin e Zi”.

Sipas një koleksionuesi austriak, i cili është edhe në pronësi të fotos, gruaja në foto nuk është as më shumë e as më pak, por Eva Braun, e dashura dhe gruaja e Adolf Hitlerit, raporton Daily Mail.

Koleksionuesi, 30-vjeçar i identifikuar si Bernard S. ka deklaruar për gazetën gjermane BILD, se “unë i kam studiuar të gjitha fotot që kam mundur të gjej të Eva Braun. Dallohet fare qartë se në foto është ajo”.Ai bleu fotot nga një tregtar i quajtur Stefan Kreuzmayr në Salzburg.

Tregtari tha: “Një grua erdhi në dyqanin tim nëntë vjet më parë. Ajo kishte një kuti me fotografi. Ajo kishte gjetur gjëra në papafingo e saj dhe mendohet se, në dy imazhe, Eva Braun ishte fotografuar nudo”.

Wasserthal, një ekspert mendon se ka një shans që fotografitë mund të jenë të vërteta. Braun ishte partnere afatgjate e Hitlerit, derisa ata u martuan më 30 prill 1945, në bunkerin e Rjahut. Çifti kishte mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë në mënyrë Hitler të mund të jetë “i martuar me popullin”.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP