Franca ashpërson rregullat për emigrantët, bashkimi familjar më i vështirë

Emigrantët që duan të ikin në Francë, do ta kenë më të vështirë të bëjnë bashkim familjar dhe do t’u zgjatet periudha për të siguruar qasje në përfitimet e shtetit. Parlamenti francez ka miratuar një legjislacion që ashpërson politikën e emigracionit pas muajve të tërë bllokadë politike.

Ashpërsimi i masave, që ilustron orientimin drejt së djathtës të politikës në shumicën e Europës ka trazuar ujëra në partinë e kreut të Elizesë, me ministrin e Shëndetësisë që njoftoi se do të dorëhiqej.

Qeveria Macron kishte folur fillimisht për një legjislacion, karota dhe shkopinj, që nga njëra anë do t’ia Lehtësonte emigrantëve punësimin në sektorët ku ka mungesa dhe marrjen e lejes së qëndrimit, dhe nga ana tjetër do ta bënte më të lehtë dëbimin e tyre.

SHKARKO APP