Franca dhe Britania e Madhe: Në Kinë kanë ndodhur gjëra që ne nuk i dimë
“Në menaxhimin e kornavirusit në Kinë kanë ndodhur gjëra që ne nuk i dimë”. Kështu ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron.
I të njëjtit mendim është dhe ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili ka zënë vendin e kryeministrit Boris Jonson, që kur ky i fundit u infektua me COVID-19.
Dominic Raab tha se Kina duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve si psh si ka nisur pandemia e koronavirusit në Kinë për tëcilën sot ka shumë pikëpyetje.
Ndërkohë, sipas Cnn agjentët 007 amerikanë janë duke studiuar hipotezën e një origjine të virusit në një laborator të Wuhan, nga ku ka nisur pandemia e tmerrshme që deri më tani i ka marrë jetën mbi 140 mijë njerëz në botë.
Eshte thene se laboratori i specializuar në studimin e viruseve ekziston në Wuhan, por nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri të jetë gjeneruar aty, madje është identifikuar në disa lakuriqë natë gjeneza e virusit të shndërruar në pandemi.
Por administrata e Shteteve të Bashkuara nuk duket e bindur me këtë skenar. Burime nga shërbimet sekrete kanë treguar për CNN dhe mediat e tjera amerikane se autoritetet po shikojnë seriozisht mundësinë një skenari laboratorik për koronavirusin.