Franca do të therë 600,000 zogj për të ndaluar gripin e shpendëve

Franca do të asgjesojë rreth 600,000 zogj në përpjekje për të izoluar një virus të gripit të shpendëve që po përhapet midis tufave të rosave në jugperëndim të vendit, njoftuan të martën autoritetet.

Franca është ndër vendet evropiane që ka raportuar një shtame shumë ngjitëse të gripit të shpendëve në fund të vitit të kaluar, duke çuar në therje masive ndërsa autoritetet përpiqen të kufizojnë transmetimin nga zogjtë e egër te tufat e fermave.

Franca tashmë ka therur rreth 200,000 shpendë dhe ka në plan të asgjesojë edhe 400,000 zogj të tjerë, tha një zyrtar i Ministrisë së Fermës.

Asgjesimi përfshin tufat ku kanë ndodhur shpërthimet, si dhe therje parandaluese të zogjve në zonat përreth.

Që nga 1 janari, Franca kishte konfirmuar 61 shpërthime të virusit H5N8, nga të cilat 48 ishin në rajonin jugperëndimor Landes.

Landes është pjesë e një zone të shumimit të rosave që furnizon industrinë e foie gras.

SHKARKO APP