Franca feston “Ditën e Bastijës”, parada madhështore në Champs-Elysees
Parisi u bë sot epiqendra e festimeve për Ditën Kombëtare të Francës, e njohur si Dita e Bastijës, me një nga paradat ushtarake më të mëdha dhe më të vjetra në Evropë që u zhvillua tradicionalisht në bulevardin Champs-Élysées, në praninë e Presidentit Emmanuel Macron, zyrtarëve të lartë francezë dhe mysafirëve të huaj.
Spektakli ushtarak përfshiu mbi 5,600 ushtarë në marshim, qindra automjete, si dhe përfaqësues nga të gjitha forcat e sigurisë: ushtria, marina, forcat ajrore, xhandarmëria, policia, brigada e zjarrfikësve, doganat dhe administrata e burgjeve.
Ceremonia nisi me një fluturim mbresëlënës nga Forcat Ajrore, ku 60 avionë francezë dhe 5 avionë të huaj – përfshirë avionë luftarakë evropianë dhe një F18 zviceran – kaluan mbi qiellin e Parisit, duke dhënë një pamje spektakolare për të pranishmit.
Presidenti Macron, në një postim në platformën X (ish-Twitter), shprehu mirënjohjen për forcat e armatosura: “Njohje, besim dhe krenari për ushtritë tona që mbrojnë lirinë tonë,” shkroi ai, duke ndarë foto nga ceremonia.
KOHA JONË SONDAZH

