Franca heq gjendjen e jashtëzakonshme pas plot dy vjetëve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se do ta heqë gjendjen jashtëzakonshme në vend në fund të këtij viti, e cila u shpall në nëntor të vitit 2015.

Duke folur në Parlamentin e Francës, Macron tha para deputetëve të porsazgjedhur të Asamblesë dhe Senatit se dëshiron t’ua rikthejë liritë popullit të Francës.

“Këto liri janë parakusht i ekzistencës së një demokracie të fortë,” ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjendja e jashtëzakonshme në Francë ka mbretëruar që prej sulmit terrorist në Paris, ku u vranë 130 persona në nëntor të vitit 2015.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?