Franca kapërcen Spanjën, e katërta në botë për numrin e viktimave nga Covid-19
Franca ka shënuar 348 humbje jetësh nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Kjo e con bilancin e viktimave në 26,991.
Duke kapërcyer dhe Spanjën, kjo shifër e rendit Francën në vendin e katërt në botë përsa i përket numri të të vdekurve, pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Italisë.
Rritja e numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Francë përkon me ditën e dytë të lehtësimeve të masave shtrënguese nga autoritetet.
Megjithatë presidenti Macron ka bërë me dije se nëse situata përkeqësohet atëherë do të aktivizohet mekanizmi i frenimit dhe shtrëngimet do të rikthehen sërish.