Franca njofton marrëveshjen historike për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht si një shtet i ri, por do të mbetet sërish pjesë e Republikës Franceze.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri francez François Bayrou dhe zyrtarë të lartë në ceremoninë e hapjes së një samiti mbi Kaledoninë e Re në Paris më 2 korrik 2025.

Arritja e marrëveshjes u publikua sot (12 korrik) , pas përfundimit të bisedimeve 10-ditore në Paris, që synonin zgjidhjen e krizës politike dhe etnike në këtë territor të trazuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirje më herët për dialog gjithëpërfshirës me aktorët politikë, ekonomikë dhe shoqërorë të Kaledonisë së Re, pas valës së dhunës separatiste që goditi vendin vitin e kaluar, ku humbën jetën 14 persona dhe u shkaktuan dëme ekonomike në vlerën e rreth 2 miliardë eurosh, duke ulur PBB-në e territorit me 10%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas marrëveshjes së re, territori do të quhet “Shteti i Kaledonisë së Re”, duke ruajtur një status të veçantë brenda Francës dhe me qytetarët që do të vazhdojnë të kenë nënshtetësi franceze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?