Franca përgatitet për dalje nga izolimi
Franca është e gatshme të fillojë me lehtësimin e masave që janë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, tha kryeministri i vendit. Sidoqoftë, në disa rajone, përfshirë zonën e Parisit, masat do të vazhdojnë të jenë në fuqi.
Ky vend ka bërë një përparim të mjaftueshëm në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe uljen e numrit të pacientëve në spitale, dhe gradualisht mund të kthehet në ‘status normal’, tha kryeministri, Eduoard Philippe.
Shkollat, kafenetë dhe shumica e dyqaneve në këtë vend janë mbyllur për gati dy muaj. Kryeministri gjithashtu tha se nëse virusi përhapet përsëri, qeveria do të rivendosë masat e izolimit në shkallë vendi.
Gjatë javës tjetër, rreth një milion nxënës dhe 130,000 mësues do të kthehen në shkollat fillore, njoftoi ministria e Arsimit në Francë, raporton Reuters.