Franca raporton 3 rastet e para të variantit indian
Franca ka regjistruar 3 rastet e para të variantit indian, sipas një njoftimi nga ministria e shëndetësisë.
Të tre rastet janë udhëtarë që janë kthyer nga India kohët e fundit. Personi i parë rezultoi pozitiv në 9 Prill. Dy personat e tjerë u karantinuan menjëherë pasi u kthyen nga India – përkatësisht më 19 dhe 27 Prill dhe rezultuan pozitivë gjatë izolimit të tyre.
Franca mbylli kufijtë për udhëtarët nga India në fillim të këtij muaji, duke lejuar vetëm shtetasit francezë të hyjnë në vend ndërsa të huajt duhet të kenë një arsye thelbësore për të udhëtuar dhe duhet të karantinohen 10 ditë pas mbërritjes.
Franca ka regjistruar 5,592,390 raste dhe 104,224 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al