Franca regjistron 1300 raste në 24 orë, edhe në Gjermani rriten të infektuarit e rinj

Për të tretën ditë radhazi Franca ka regjistruar mbi 1.300 raste të reja të koronavirusit, një fenomen ky që shtypi francez e ka quajtur “efekti i pushimeve”.
Në 24 orët e fundit janë zbuluar , 15 vatra të reja infektimesh për një total 157 të tilla në mbarë vendin.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë 21% e vatrave të infektimit janë shkaktuar nga ribashkimi i familjeve për festa dhe pushime, nga “tubimet publike ose private” siç janë dasmat.

Ndërkohë edhe në Gjermani është rritur numri i rasteve të reja ku në 24 orë janë regjistruar 955 të infektuar. Në total numri i rasteve ka shkuar në 209.653 persona nga të cilët kanë vdekur 9.148.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?