Franca regjistron 330 viktima të tjera në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19
Franca regjistroi sot 330 vdekje të reja për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë, disa ditë para lehtësimeve të kontrollit ende të rrethuara nga paqartësi, veçanërisht në lidhje me pushimet verore.
Në total, 25 531 persona kanë vdekur nga sëmundja që nga fillimi i epidemisë, sipas vlerësimit më të fundit zyrtar, i cili e bën Francën një nga vendet më të prekura në botë.
Presioni në shërbimet e reanimacionit vazhdon të lehtësohet, me 266 më pak pacientë në 24 orët e kaluara.
Franca duhet të nisë të hënën daljen nga kufizimi i saj, por jeta “normale” nuk do të rifillojë e gjitha menjëherë edhe, ndoshta, për disa javë të tjera.