Franca shënon 987 jetë të humbura prej pandemisë

554 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në spital në njëzet e katër orët e fundit në Francë.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Shëndetësisë, Jérôme Salomon, numri i përgjithshëm i vdekjeve në spital, prej 1 marsit kur shpërtheu pandemia në këtë vend, arriti në 8598.

Bilanci në lidhje me institucionet e akomodimit për të moshuarit dhe institucionet mjekësore-sociale arriti në 4599 të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 vlerësohet sot në 13.119 në Francë, shkruan “Le Monde”.

Swiss Digital Mobile Reklama

31.267 persona aktualisht janë shtruar në spital për një infeksion koronavirus, 500 krevate shtesë të shtuara për pacientët Covid-19 në 24 orë, përfshirë 7004 raste serioze në kujdesin intensiv. 431 persona janë transferuar në kujdesin intensiv që ditën e kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?