Franca thotë se ka nën kontroll Covid-19
Franca e ka vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, tha të premten kryetari i Këshillit Shkencor të Qeverisë franceze, imunologu Jean-Francois Delfraissy. ”Mund të themi se virusi është nën kontroll. Ende qarkullon në disa rajone të veçanta, por qarkullon ngadalë”.
Mbi 29,000 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19. Numri i viktimave ka qenë të enjten 44. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në kujdes intensiv janë aktualisht 1,163 pacientë, shumë më pak se mbi 7,000 raste kritike sa kanë qenë në fillim të prillit.
Delfraissy tha se, aktualisht, në Francë raportohen rreth 1,000 raste të reja në ditë, nga rreth 80,000 në fillim të marsit, përpara se të jepeshin urdhrat mbarëkombëtarë për të qëndruar në shtëpi dhe për të mbyllur bizneset.
Franca ka konfirmuar mbi 189,000 raste me Covid-19. Prej tyre, mbi 70,000 janë shëruar. Franca është në proces të lehtësimit të masave të izolimit. Të martën ka rihapur edhe restorantet dhe kafiteritë.