Franca ”thyen” rekordin, në 24 orë janë 58.046 raste të reja
Europa është në pikun e saj nga shifrat nga pandemia e Covid-19. Në Francë, janë 58.046 raste të reja me COvid-19 në 24 orë.
Ky është numri më i madh i pacientëve në një ditë që nga fillimi i pandemisë, i regjistruar vetëm katër ditë pas rekordit të mëparshëm të zi kur kishte 40,558 raste të reja. 363 njerëz vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 39,037.
Këto të dhëna u njoftuan menjëherë pasi u njoftuan për Paris masat kufizuese në krye të “bllokimit” të dytë që ka qenë në fuqi në Francë që nga e premtja e kaluar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me Covid-19 në Francë janë regjistruar gjithsej 1,601,367 persona.