Franca vazhdon të raportojë shifra alarmante të vdekjeve nga koronavirusi

Franca është një tjetër shtet europian, që po goditet së tepërmi nga koronavirusi.

Në territorin francez, vetëm në orët e fundit janë regjistruar 1053 të vdekur nga virusi vdekjeprurës.

Në total, në Francë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 7560 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për nga numri i të infektuarve, Franca renditet e pesta në glob, pas SHBA-ve, Spanjës, Italisë dhe Gjermanisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shtetin francez, janë regjistruar deri tani si të prekur me koronavirus 89 953 vetë, ndërsa në orët e fundit janë shënuar 7788 të prekur nga virusi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?