Francë, 100 mijë familje pa energji elektrike për shkak të stuhisë Amelie

Rreth 100 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike në Francën jug-perëndimore, për shkak të motit të keq dhe erërave të forta që kanë përfshirë rajonin.

Lajmin e bën me dije drejtori i rrjetit të energjisë elektrike Enedis.

Stuhia Amelie ka sjellë shira të furishëm, rrëshqitje të dherave ne Provenza dhe në Linguadoca, si dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje në shumë zona.

SHKARKO APP