Francë, 1400 punonjës në ministrinë e Brendshme infektohen me koronavirus

Rreth 1400 punonjës të ministrisë së Brendshme në Francë kanë rezultuar pozitiv pas testit të koronavirusit.

Lajmi është dhënë nga vetë ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, i cili e quajti virusin COVID-19 si “sëmundje profesionale”.

Në shtetin francez, deri tani janë infektuar nga koronavirusi 112 950 persona. Ndërsa, në total kanë ndërruar jetë për shkak të virusit 10 869 njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Franca është shteti i pestë në botë për nga numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë globin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?