Francë: 499 viktima në 24 orë nga koronavirusi, 3,523 të vdekur dhe 52,836 të infektuar
Autoritetet shëndetësore franceze raportuan të martën 499 viktima të reja nga koronavirusi.
Kjo ishte shifra më e lartë e vdekjeve brenda 24 orëve.
Tashmë numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 3,523, duke patur një rritje pre 17% me 24 orët e mëparshme.
Ishte dita e tretë radhazi që numri i vdekjeve u përshpejtua në Francë, e cila tani është në javën e tretë të mbylljes në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Ndërkohë numri i rasteve është rritur dhe ka shkuar në 52,836
Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Shëndetit Jeromme Salomon tha se 5,565 njerëz ishin në një gjendje të rëndë dhe sistemi shëndetësor po lufton për të përballuar ritmin e shpërthimit të pandemisë.