Francë, 60% e grave pranojnë se kanë përjetuar dhunë seksiste në punë
Rreth 60% e grave në Europë raportojnë se kanë qenë viktimë të paktën e një forme dhune seksiste apo seksuale në punë, sipas një studimi të Ifop, të realizuar me më shumë se 5 000 gra në pesë vende dhe publikuar sot.
“Për gratë në fjalë, fenomeni nuk është domosdoshmërisht një kujtim i largët. 21% e grave shprehen se kanë pësuar një fakt të tillë gjatë 12 muajve të fundit dhe 42% e tyre në moshën nën 30 vjeç”, sipas këtij studimi të realizuar nga Fondacioni europian i Studimeve Progresiste (FEPS).
Rreth 11% e të pyeturve (9% në Francë dhe 15% në Spanjë) theksojnë se kanë pasur tashmë një raport seksual të detyruar ose pa dëshirë me dikë në vendin e tyre të punës. Një shifër që nxjerr në pah zonën gri që mund të ekzistojë rreth pranimit, kur kjo gjë mund të kryhet në kontestin e hierarkisë, intimidimit apo manipulimit”, zbulojnë autorët e këtij studimi të realizuar në Francë, Gjermani, Itali, Britaninë e Madhe dhe Spanjë.
Dhuna seksiste që mund të duket më pak e rëndë është më e shpeshtë. Rreth 46% e grave janë bërë tashmë objekt e fishkëllimave, gjesteve apo komenteve të vrazhda, një përqindje që ka arritur dhe në Gjermani në 56%.