Francë/9 raste të reja me tromobozë pas vaksinës AstraZeneca

Nëntë raste të tjera të trombozës atipike dhe dy çregllime të mpiksjes së gjakut ndodhën në Francë mes datave 2 dhe 8 Prill, pas kryerjes së vaksinave AstraZeneca.
Profili i të prekurve është i ndryshëm nga ai i verifikuar deri më tani, (5 burra dhe 4 gra) me një moshë mesatare jo më të re se në rastet e mëparshme (62 vjet mesatarisht).

Që nga fillimi i vaksinimit me vaksinën anglo-suedeze, 23 raste të trombozës së rrallë dhe anomalive të mpiksjes së gjakut janë regjistruar në Francë, me 8 vdekje, nga një total prej 2,725,000 injeksionesh të aplikuara deri më 8 Prill.

Tani marrin vëmendje 9 rastet që kanë “një profil tjetër” nga ato të mëparshmet, bën me dije Agjencia Kombëtare e Shëndetësisë duke shtuar se këto raste të reja do të diskutohen me EMA”, sikurse bëjnë me dije autoritetet franceze.

Swiss Digital Desktop Reklama

E njëjta agjenci bën me dije se janë shfaqur edhe një dy shenja të tjera që do t’i nënshtrohen një vëzhgimi të veçantë. Këto janë 5 raste të reja të paralizës së fytyrës dhe një çrregullim neurologjik, megjithatë pacientët janë drejt shërimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?