Francë /Debati presidencial, kandidatët sulme të ndërsjellta për skandalet

Kandidatët presidencialë francezë janë përplasur në debatin e dytë parlamentar, në të cilin pati sulme të ndërsjellta mes tyre. Në këtë ballafaqim, centrist Emanuel Macro premtoi edhe njëherë për një ndryshim radikal në skenën politike, ndërkohë që liderja e Frontit Nacional Marine Le Pen u shpreh se do t’i rikthejë vendit fuqinë e munguar. Në hije mbetet republikani Fransua Fijo, i cili vijon të gëzojë një nivel mbështetjeje të ulët për shkak të skandaleve që janë publikuar në media.

Kur na ndajnë dy javë nga raundi i parë i garës presidenciale në Francë, 11 kandidatët për postin e Presidentit janë përplasur në një debat televiziv ku kanë shpalosur idetë e tyre, ndërkohë që nuk kanë munguar as akuzat e ndërsjellta mes kandidatëve në lidhje me skandalet që janë publikuar nga mediat.

Favoriti për fitimin e këtij procesi elektoral, Emmanuel Macro, tha se ai do të sjellë një ndryshim radikal në skenën politike të vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që ofroj unë është diçka reale, një alternativë radikale. Pra një rinovim total të jetës sonë politike, me fytyra të reja, praktika të reja sepse unë besoj se ne mund të tejkalojmë problemin nëse ja vendosim vetes si qëllim. Dua t’i rikthej qytetarëve optimizmin, pasi nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Le Pen vijoi retorikën e saj anti-sistem, duke thënë se do t’i rikthejë Francës forcën dhe dinjitetin.

“Dua t’i rikthej qytetarëve zërin e tyre. Dua t’u rikthej francezëve paratë e tyre. Dua të fuqizoj Francën dhe synimet e mia janë të qarta. Ndryshe nga politikët e tjerë, unë jam e sinqertë dhe do t’i mbaj premtimet që po bëj në fushatë.”

Një gjë që ra në sy nga debati ishin edhe sulmet e kandidatit majtist Filip Putu, i cili në ligjëratën e tij sulmoi rivalët Fijo dhe Le Pen.

“Fijo është e kundërta ime. Ai ka shumë skandale mbi shpinë. Sa më shumë që gërmon, aq më shumë korrupsion do të gjesh. Akoma më keq është kandidatja e Frontit Nacional. Ajo pretendon se është anti-sistem, kur në fakt, falë ligjeve të sistemit dhe imunitetit parlamentar refuzon që të japë llogari përpara organeve të drejtësisë”.

Nuk pati shumë histori për republikanin Fransua Fillon.

Për shkak të skandaleve të publikuara në media, ai vijon të qëndrojë në një shkallë të ulët në sondazhe, ndërsa shanset që të kalojë qoftë edhe raundin e parë janë mjaft të pakta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?