FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Francë, hapen hetime antiterror për incidentin në Kullën Eiffel

Raportohet se prokurorët francezë i kanë hapur hetimet kundërterroriste lidhur me përpjekjen e një personi me thikë që me forcë të hynte në Kullën Eiffel në Paris, mbrëmë vonë.

Në këtë incident askush nuk ka pësuar lëndime.

I dyshuari, i cili është i arrestuar, u ka thënë hetuesve se dëshironte të kryente sulm kundër një ushtari dhe ishte në kontakt me një anëtar të grupit ekstremist, Shteti Islamik, i kanë thënë sot agjencisë AFP burime të afërta me këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personi i dyshuar, i moshës 19 vjeçare, ka histori të problemeve psikike. Raportohet se ai është me shtetësi franceze i lindur në Mauritani të Afrikës Perëndimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kohën e incidentit, Kulla Eiffel ishte e ndriçuar me ngjyrat e klubit të futbollit, Paris Saint-Germain, shkruan rel.

Prej sulmeve të nëntorit të vitit 2015 në Paris, nga të cilat u vranë 130 vetë, në Francë ende mbretëron gjendje e jashtëzakonshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?