Francë, krijohen objekte luksoze nga përpunimi i lëkurës së peshkut

Lëkura e përpunuar e salmonit konsiderohet një nga materialet e modës së luksit. Gjithçka nisi në një punishte në Francë, e cila përpunon 12 ton lëkurë peshku në vit, që supozohet se përfundojnë në mbeturina. Marka të mëdha dhe prodhues artizanalë po testojnë produktin për përdorim në shiritat e orës, çanta dhe veshje.

Një kompani franceze po përpunon lëkurën e peshkut duke e shndërruar atë në objekte të modës së luksit. Ky proces përpunim është një zanat i vjetër, për të cilin po ringjallet interesi.

“Detyra jonë është t’u japim një jetë të dytë këtyre materialeve duke i shndërruar ato nga një lëkurë klasike në lëkurë për produkte luksoze,” tha bashkëthemeluesi dhe presidenti i kompanisë “Ictyos”, Benjamin Malatrait.

Kompania mbledh 10 deri në 12 ton lëkurë salmoni në vit, të cilat supozohet se përfundojnë në mbeturina. Kjo sasi është ekuivalente me rreth 10,000 fletë lëkure peshku në vit. Lëkurat nxirren në grupe prej 1.000 copë, dhe procesi zgjat rreth dy javë.

Malatrait tha se firma po punon me 250 klientë – marka të mëdha dhe prodhues artizanalë – të cilët po testojnë produktet për përdorim në shiritat e orës, çanta dhe rroba. Marka luksoze franceze “Jean Rousseau”, po e përdor lëkurën për kutitë e telefonit, kuletat dhe aksesorët e tjerë.

“Lëkura e salmonit ka fleksibilitet dhe finesë, është më pak se gjysmë milimetër e trashë, por me një rezistencë që është gati e barabartë me lëkurën e kafshëve,” tha Malatrait.

“Ictyos”, e vendosur pranë qytetit francez të Lyon, filloi prodhimin e lëkurës detare në fund të vitit 2019, tani prodhon materiale luksi nga lëkurat e krapit dhe të breshkave.

SHKARKO APP