Francë – Macron: Masa radikale për emigrantët ilegalë

Presidenit i Francës Emanuel Macron është zotuar se do të ndjekë reforma radikalë për refugjatët dhe emigrantët ilegale.
Në një intervistë për gazetarët francezë Macron tha se emigrantët ilegalë që kryejnë krime në Francë do të dëbohen.
Presidenti theksoi se nuk do të bëhen dallime për kategorinë e krimit. “Ata do të dëbohen edhe për krimin më të vogël” tha Macron.
Presidenti francez njoftoi ashpërsimin e masave ndaj refugjatëve dhe emigrantëve pa dokumente, pas ngjarjes së 1 tetorit në Marsejë, kur një emigrant ilegal nga Tunizia qëlloi për vdekje me thikë 2 vajza.
Macron kohët e fundit u zotua të pastrojë rrugët nga emigrantët deri në fund të vitit. Policia ka kryer dhjetra evakuime masive që nga shpërthimi i krizës së emigrantëve në verën e vitit 2015, por kampet e improvizuara vazhdojnë të rishfaqen në rrugët e Parisit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?