Francë, mbi 600 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
Janë 6494 të vdekur në spitalet franceze që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, me një rritje rekord prej 605 të vdekur vetëm në 24 orët e fundit.
Këtij numri i shtohet edhe 2417 të tjerë që kanë humbur jetën në ambjentet hoteliere, për një total prej 8911 të vdekur. Lajmin e bën me dije minustri i Shëndetit Olivier Veran. Vazhdon trendi pozitiv për rastet e rënda, me një rritje të vogël të të shtruarve në reaminacion për të pestën ditë radhazi.
Pacientët në reaminacion janë 7072, me një rritje prej 94 njësi më shumë se dje, ‘një indikator i rëndësishëm ky për të vlerësuar tensinin në spitalet tona’, ka shtuar Veran.