Francë, partia e presidentit Macron siguron shumicën absolute në Parlament
Presidenti Emmanuel Macron arriti të siguronte shumicën absolute në Asamblenë kombëtare, duke lënë pas partitë e tjera dhe duke i dhënë vetes liri të plotë për çuar më tej reformat, gjatë një procesi votimi të karakterizuar nga një shkallë abstenimi e paprecedentë.
Por, nëse fitorja është shumë e thellë, abstenimi, që mendohet ta kalojë shifrn 56%, sipas disa instituteve, ka arritur rekorde të reja për zgjedhjet e përgjithshme. Kjo mund të shpjegohej me disa faktorë: fitorja e njoftuar e partisë presidenciale, një maratonë e gjatë elektorale e filluar në tetor me zgjedhjet paraprake të së djathtës, një neglizhencë në rritje për sa i përket politikës.
Republikanët (të djathtë) dhe aleatët e tyre të qendrës morën nga 97 deri 130 vende. Në kampin e të majtëve, Partia Socialiste, e cila kontrollonte gjysmën e Asamblesë së deritanishme, arriti të merrte vetëm 46 deri 50 deputetë, më tepër se sa e Majta Radikale e cila mori 28 deri 30 vende.
Partia e ekstremit të djathtë francez siguroi katër deri tetë vende, kundrejt dy vendeve që mori në vitin 2012 dhe kryetarja e saj, Marine Le Pen, deputete evropiane, do të hyjë për herë të parë në Asamblenë kombëtare të Francës.
KOHA JONË SONDAZH

