Francë/ Shqiptari vret me thikë të dashurën e tij në sy të vajzës së mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, në Hayange, Moselle ku një shtetas kosovar Liridon B, 23-vjeç, ka vrarë brutalisht me thikë, Stéphanien, një 21-vjeçare, mesnatën e së dielës. Mediat e huaja shkruajnë se vajza e vogël e çiftit 4-vjeç ka qenë dëshmitare e vrasjes së nënës, pasi ka parë gjithë skenën e krimit nga dritarja e apartamentit.

Autori pasi ka qëlluar 21-vjeçaren 5 herë me thikë, duke e lenë të vdekur, është arratisur.

Liridon.B është një person i njohur për policinë, pasi është dënuar më parë për drejtimin e automjetit pa licencë, apo në gjendje të dehur si dhe tejkalimin e shpejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu mediat e huaja shkruajnë se Liridoni ishte i njohur nga policia edhe për trafikim të lëndëve narkotike,. Ai kishte vuajtur një vit dënimin me burg, por së fundmi ishte lënë në “arrest shtëpie”, nën mbikëqyrje elektronike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë vajza 4-vjeçare, e cila pa skenën e krimit ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?