Francë, zbulohet “Pompei i vogël”

Arkeologët francezë kanë zbuluar rrënojat e një qyteti romak në Francën jugore, që ishte braktisur nga banorët pas zjarreve që në përfundim kishin ndihmuar në ruajtjen e sajtit, që tani po quhet “Pompei i vogël”.

Qyteti në brigjet e lumit Rhone u zbulua në terrenin që po përgatitej për një kompleks të ri apartamentesh, e përbëhej nga shtëpi luksoze, mozaikë dhe pajisje që datojnë që nga shekulli I-rë pas Krishtit.

Hiri i zjarreve ka ndihmuar në ruajtjen e rrënojave, ashtu si në qytetin romak të Pompeit, që mbeti në këmbë pasi u mbulua nga hiri vullkanik i Vezuvit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes rrënojave u gjet një mozaik thuajse i plotë, që tregonte Talian, muzën dhe perëndeshën e komedisë e rrëmbyer nga mbreti i satirës, Pan. Rrënojat do të maten dhe fotografohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa do të zhvendosen nga sajti “Sainte Colombe” dhe do të dërgohen në Muzeun e Vjenës për restaurim. Pjesa tjetër do të duhet të shkatërrohet nga arkeologët, pasi apartamentet dhe garazhet shpejt do të zënë vendin e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?