Francë, zhvillohen “primaret” mes socialistëve

E majta franceze voton sot në “primaret” presidenciale në rang kombëtar, me synimin për të nxjerrë një kandidat mjaftueshëm të fuqishëm për t’u përballur me konservatorët pretendentë dhe rivalët nacionalistë në zgjedhjet e përgjithshme, që do të zhvillohen në prill e maj.

Janë plot 7 kandidatë nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj që garojnë në raundin e parë të votimit të kësaj të diele, nga ku dy kandidatët më të votuar do të avancojnë drejt balotazhit të 29 janarit.

Ish-kryeministri me prirje qendrore, Manuel Valls udhëheq mes garuesve, por përballë ka dy rivalë për t’u pasur në konsideratë si Arnaud Montebourg dhe Benoit Hamon, që të dy ish-ministra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fituesi i “primareve” do të ketë më pas një garë të vështirë përballë kandidatëve të së majtës ekstreme, të qendrës, të së djathtës dhe të djathtës ekstreme, në një fushatë të shënuar qysh tani nga populizmi, antiemigracioni dhe stanjacioni ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti François Hollande refuzoi të kërkonte rizgjedhjen e tij, duke iu frikësuar faktit se popullariteti i tij tejet i ulët dhe rekord në vitet e fundit, mund t’i dëmtonte mundësitë e socialistëve për të rifituar “Elizenë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?