Francës i shtohen ethet e koronavirusit, në Gjermani 185 fëmijë në karantinë
Ministri i shëndetësisë sqaroi se të gjitha eventet që përfshijnë më shumë se 5,000 njerëz, në një vend të mbyllur, janë të ndaluara në të gjithë territorin. Véran njoftoi edhe ndalimin e çdo lloj tubimi. Të gjitha shkollat që kanë regjistruar raste të ekspozimit ndaj personave të infektuar gjithashtudo mbyllen. Véran gjithashtu këshilloi kufizimin e udhëtimeve brenda vendit.
Gjermani: 185 fëmijë në karantinë
185 fëmijë të një shkolle fillore në Bon u monitoruan nga autoritetet shëndetësore të qytetit gjerman pasi një punonjës i shkollës u testua pozitiv nga koronavirusi.