Francezët të zemëruar, Macron: Nuk mund të qëndroj shurdh. Reforma hyn fuqi në vjeshtë

Edhe pse francezët janë zemëruar, ”reforma e pensioneve në Francë ishte e nevojshme për të siguruar pensionin e të gjithëve dhe për të prodhuar më shumë pasuri për kombin tonë”,-tha presidenti francez Emmanuel Macron në fjalimin e tij televiziv para francezëve, duke konfirmuar se kishte shpallur ligjin që prej tre muajsh po shkakton protesta në vend.

Pas miratimit të reformës së pensioneve, Macron ka propozuar hapjen e tre kantierëve, një për punën, një për drejtësinë dhe një për përparimin.

Në të parën, ai përshëndeti krijimin e 1.7 milionë vendeve të punës në 6 vitet e fundit dhe deklaroi se dëshiron të inicojë reformën në shkollën e mesme profesionale në mënyrë që numri më i madh i adoleshentëve të kenë akses në trajnime kualifikuese dhe në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?