Franco Roberti nuk është më Prokuror i Përgjithshëm i Antimafias italiane

Prej ditës së sotme 1 dhjetor 2017, Franco Roberti, nuk është më Prokuror i Përgjithshëm i Antimafias e Antiterrorizmit italian.

Në vend të tij, pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Gjykatës italiane me shumicë votash ka zgjedhur prokurorin Federico Cafiero de Raho.

Prej vitit 2013 e deri më tani Federico Cafiero de Raho ishte Prokuror i rajonit të Rexhio Kalabrias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Largimi i Franco Robertit nga posti i lartë i Prokurorit të Përgjitshëm të Antimafias e Antiterrorizmit Italian erdhi si rrjedhë e detyrueshme e normativës ligjore të parashikuar nga Kushtetuta italiane e cila parashikon që të gjithë gjykatësit që mbushin moshën 70 vjeçare të mos ushtrojnë më detyrën e tyre si gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në muajin nëntor Franco Roberti mbushi moshën 70 vjeç, fakt që e detyroi të dorëzojë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Me vendim të Ministrit të Brendshëm italian, Marco Minnitti, prej ditës së sotme 1 dhjetor 2017 Franco Robertin merr funksionin e lartë si këshilltar për çështjen e antimafias e krimit të organizuar pranë Ministrisë.

Prokurori i sapo zgjedhur i Antimafias e Antiterrorizmit Italian, Federico Cafiero De Raho, është një emër i rëndësishëm i drejtësisë italiane.

Prej viteve ’80 ai është përfshirë në hetime të vështira që kanë zbuluar sekrete të mafias italiane.

Në vitin 2013 e deri më sot ai ka drejtuar Prokurorin e rajonit të Rexhio Kalabrias duke i dhënë goditje të rëndësishme mafias kalabreze Ndrangheta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?