Frika e Papa Françeskut: Njerëzimi po shkatërrohet

Papa Françesku ka bërë thirrje për ndërmjetësim ndërkombëtar për të lehtësuar tensionet në rritje midis SHBA dhe Koresë së Veriut mbi aktivitetin bërthamor të Phenianit.

Papa paralajmëron se kriza rrezikon në shkaktimin e një luftë shkatërruese në të cilën “një pjesë e mirë e njerëzimit” do të shkatërrohej. Komentet e tij erdhën disa orë pasi Koreja e Veriut provoi një raketë tjetër balistike, të cilën SHBA dhe Koreja e Jugut thanë se shpërtheu pak pas ngritjes.

Trump kohët e fundit organizoi takimin me presidentin kinez Xi Jinping dhe e vlerësoi se po përpiqet shumë për neutralizim marrëdhëniesh me Korenë e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Papa Françesku tregoi se Norvegjia duhet të jetë shembull dhe paralajmëroi se situate ishte bërë shumë e nxehtë ku theksoi “rruga është rruga e negociatave, e një zgjidhjeje diplomatike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2003, bisedimet 6 palëshe përfshirë dy Koretë, SHBA, Kina, Japonia dhe Rusia u nisën për të adresuar shqetësimet rreth programit bërthamor të Veriut. Por Pheniani u tërhoq nga bisedimet në vitin 2009.

Tensionet në rajon janë rritur së fundmi, me të dy Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut që ushtrojnë veprime ushtarake.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?