Frika ndaj sulmeve, gazeta opozitare merr një vendim për punonjësit, do t’i…
Redaktori i gazetës së njohur opozitare në Rusi deklaroi se do të armatosë personelin e tij me armë që hedhin plumba gome. Ky vendim vjen pas të sulmeve të fundit që kanë ndodhur ndaj gazetarëve. Redaktori i ‘Novaya Gazeta’, Dmitry Muratov, bëri të ditur këtë, dy ditë pasi Tatjana Felgenhauer, gazetare në stacionin e vetëm të pavarur të Rusisë, Ekho Moskvy, u godit me thikë në Moskë.
Muratov ka thënë se gazeta po blen “armë traumatike”, pistoleta me plumba gome, për gazetarët e saj, duke ofruar kurse për përdorimin e tyre dhe marrjen e masave të tjera të sigurisë.
“Unë do të mbrojë redaksinë dhe do të pajisim gazetarët me mjete të tjera të sigurisë” , tha Muratov, shkruan rel.
KOHA JONË SONDAZH

