Frika nga koronavirusi, Maqedonia e Veriut izolim 48 orësh për Fiter Bajram
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut njoftuan sot se kanë vendosur kufizime që do të çojë vendin në shtetrrethim 42-orësh pa ndërprerje. Ajo fillon nga ora 11:00 të së dielës dhe përfundon mëngjesin e së martës, ora 05:00.
Turqia ka marrë gjithashtu masë ekstreme për shtetrrethim 4 ditor. Kjo ndodh për shkak të Festës së Fitër Bajramit dhe besimtarët myslimanë e festojnë rregullisht, por qeveria për të evituar grumbullimet dhe tubimet në kuadër të masave për COVID-19, ka vendosur orën policore.